Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rihapje me selektim, Rama prezanton metodën sipas qarqeve për daljen nga karantina

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me masat që do ndërmarrë qeveria në lidhje më rihapjen e vendit pas situatës pandemike.

Ai thotë se dalja nga karantina nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha qarket duke propozuar edhe taktikën që do të ndjekë.

“Do përdorim një taktikë gjatë fazës së dytë. Do hapemi me kujdes dhe jo njësoj. Ne hyjmë në vendet më të suksesshme aktualisht. Numri i të vdekurve për 1 milion banorë dhe numri i të vdekurve me të infekuarit. Masat kanë dhënë efekt. Keni qënë engjëjt mbrojtës të familjeve tuaj. Po të shohim hartës se vala nuk ka qënë e njëjtë. Do hapemi njësoj po jo kudo. Në një zonë si Gjirokastra do të keni më shumë lehtësi, në një zonë si Kruja asnjë lehtësim, Tirana apo Durrësi me lehtësim të moderuar. Kjo qasja taktike do të na lehëtësojë dhe do të garantojnë një hapje të sigurtë dhe një risk të ulët. Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen. Po ashtu edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj”,-tha Rama.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *