Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ka mirëpritur vendimin e Agjencisë Europiane të Barnave që ka certifikuar sigurinë e vaksinës AstraZeneca.
Rama shprehet se tani duhet të vijojë vaksinimi me qëllim që të shkëputete zinxhiri i infektimeve dhe vendi të dalë sa më parë nga tuneli i pandemisë.
Kryeministri Rama postimi ne Facebook:
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA
Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita