Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama e sulmoi për letrën në Bruksel, Meta paralajmëron konferencën urgjente për shtyp

Presidenti Meta do të dalë në një konferencë urgjente për shtyp, për tiu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, se po çon letra në Bruksel për të minuar procesin e integrimit të Shqipërisë.

”TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat”, njofton zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë në Twitter, pas letrës që presidenti Meta i ka dërguar komisionerit të KE-së, ku i deklaronte se situata politike në Shqipëri është alarmante.

Rama shprehet se Meta është i vetmi president i një vendi, që i dërgon letra Brukselit që të minojë urën e integrimit për vendin e tij.

Sipas Ramës me nisjen e Reformës në Drejtësi, kanë nisur dhe bojkotet, dekretët dhe molotovët.

Mes rreshtave Rama e pranon se Shqipëria nuk mund të marrë sërish një PO për negociatat, e megjithatë sipas tij prioritet mbetet çuarja deri në fund e Reformës në Drejtësi, që do të kurojë plagët e shkaktura në 30 vite.

Postimi i Ramës:

Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit..

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian,po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *