Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kamëz së bashku me ministren Ogerta Manastirliu ku ndoqën nga afër procesin e vaksninimit të mësuesve.
Kryeministri tha se shumë shpejti fillon vaksinimi masiv për gjyshet dhe gjyshërit, ndërsa tha do presim edhe pak për lajmin e madh.
Rama: E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare.
Manastirliu: Sot finalizojmë dhe aktin normativ për vaksinat dhe nga java tjetër fillojmë vaksinimin masiv.
Ndërkohë që kryeministri ka shkëmbyet batuta dhe me drejtoreshën e një shkolle në Paskuqan.
“Nga je ti më nga je, se thashë se më hëngre fare”, i tha Rama drejtoreshës së shkollës, të cilën nxitoi që t’ia prezantonte Elisa Spiropali.
“Pu pu pu, je dhe drejtoreshë, kështu iu flet këtyre”, vazhdoi Rama komentet për drejtoreshën, ndërsa ministret gra që e shoqëronin ishin duke u ”shkrirë” së qeshuri.