Analisti Vehap Kola ka qenë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për dallimet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Sipas Kolës, Rama nervozohet vetëm kur humb ndjenjën e protagonistit, që sipas tij e ka humbur që nga tërmeti i 2019-tës.
Analisti shkon më tej, duke shtuar se këtë protagonizëm ia ka marrë Basha me plamet e tij qoftë për tërmetin, qoftë për pandeminë, gjë e cila ka kapur mat Ramën.
Intervista:
Njëri tensionimin e diçkaje që nuk ka bërë, tjetri tensionimin për të marrë pushtetin? Secili ka një tension që ka të bëj me një lloj ankthi për rezultatin. Ajo që e dalon tensionin te zoti Rama është fakti që ai nuk po kritikon opozitën për politika të gabuara, por e sulmon më shumë me një mënyrë adhonime. Tallet me kundërshtarin, mundohet të bëjë batutat, kërcënon publikun me një ton të ngjashëm me një ton të ngjashmë e vitit 2005. Çdo mazhorancë në fund të 8 viteve ka një problem me të ardhemn. Ka paaftësi për t’u lidhur me të ardhmen. Duke qenë se ka një lidhje me të shkuarën, ka vështirësi për t’u lidhur me të ardhemn. Një tension ky që nuk e shohim te opozita.
Zinxhiri i ngjarjeve? Rama nervozohet vetëm atëherë kur humbet protagonizmin. Ai që i jep energji për të vazhduar me motor të ndezur. Duke filluar që nga tërmeti e ktej, ai ka humbur atë nivel. Duket që zoti Basha ia ka marrë atë lidership. E kemi dëgjuar Bashën të flasë për plane, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo vazhdoi edhe me pandeminë. Ajo erdhi shumë shpejt dhe zoti Basha pati aftësinë plane për të dalë nga situata dhe kjo kapi mat zotin Ramën. Kjo i ka dhënë energji vetë zotit Basha.
Defektet në propagandën e PS-së? Në 2017, zoti Rama është shumë i relaksuar. Arrin të komunikojë në mënyrë shumë miqësore. Nuk ka tension fare në fushatën e tioj. Sot e shohim shume te tensionuar. Është i kushtëzuar sepse 8 bvitet në pushtet nuk ka lënë shumë rekorde për mirë për tu përmendur. Nuk ka bërë rrugë apo autostrada dhe është një lloj kompleksi që e çon zotin Rama drejt një marketingu mediatik.
Sa dallojnë gjuha e Ramës dhe Bashës dhe sa godasin? Fjalimet e ngjyruara figurativisht me një gjuhë shprese, ata japin avantazh. Në thelb unë them ajo që e dëmton shumë besueshëmërinë e Ramës është vetë qeverisja e tij. Kosto që nuk ia heq vetës me stilistikë. Mundet vetëm ta zbusë atë plagën e tradhëtisë ndaj elektoratit socialist dhe të thonë, qoftë si qoftë ky e ka këtë të mirë: Ky kalë i ngordhur ka dhëmbët e bardhë. Të dy rivalët kanë konsulentë të huaj, por është zgjedhja e zotit Basha për të mos rëbnë te patosi, por për të qëndruar te gjuha e pastër, e drejtëpëërdrejtë dhe e sinqertë.
(E.H/Faxweb.al)