Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale në lidhje me dështimin e marrëveshjes midis Fusha.shpk dhe bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ku siç njoftonte bashkia do të ndërtohet me lekët e buxhetit të shtetit.
Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të verteten.
Basha kërkon një vendim të qartë ku thuhet se kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet.
“Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj.”- shkruan Basha.