Kreu i qeverisë Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin Real Story, përballë një paneli gazetarësh ku foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, vendim të cilin tha se do ta merrte në çdo rast, dhe nuk kishte asnjë pendesë. Kur analisti Agron Gjekmarkaj nisi t’i lexonte deklaratën e Komisionit Europian në lidhje me shembjen e Teatrit, Rama tha se mund të thoshin ç’të donin edhe ata.
“Le të thonë ç’të duan dhe ata, unë nuk nisem kur bëj dicka duke menduar cfarë do thonë… Ajo që them do bëhet, do bëhet! Ju tani ngushëlloni veten, bëni ndonjëe lutje se ju bën mirë”, tha kreu i qeverisë, duke treguar se vendimi për Teatrin ishte i pakthyeshëm, dhe i menduar prej shumë kohësh.
Ndër të tjera Rama iu përgjigj edhe interesimit nëse do të kishte edhe Piramida të njejtin fat si Teatri Kombëtar, ai tha se ka një projekt, por se kupòla e saj do të ruhet.
“Projekti është bërë, është prezantuar por të mirat nuk kujtohen… shembet një godinë bën lajm shumë më tepër…Guacka ekzistuese e Piramidës do të adoptohet. Brenda bëhet fjalë për një strukture të bërë nga një prej arkitektëve më të famshëm të botës, se ju kishit Albert Brojkën arkitekt…”,- tha ai.