Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vijojnë replikat në distancë Lajçi-Rama për teatrin: Dëshiroj të jesh aq i çmèndur, që të ndërtosh një teatër aq modern

Aktori i njohur Çun Lajçi është përfshirë në debatin e madh të ditëve të fundit, atë për shembjen e teatrit. Aktori ndër të tjera thotë se ajo godinë vërtetë nuk shërbente si teatër po kurrsesi nuk duhej shembur, aq më pak nga një artist si Edi Rama. Nuk kam dashur të mbaj anën e asnjërës palë thotë aktori por ai teatër nuk duhej shembur edhe pse e di se Rama do e ndërtoje të riun por nuk do ketë atë vlerë si ai që u shemb.

Aktori shkruan: (Une shkrova se n’çfarë gjendje ishte ai teatër, e s’i dola krah pushtetit, as Edit, as nuk thashë “rrenojeni”. Lexojeni siç shkrova, jo siç doni Ju) Për çka po protestoni? S’deshta, o s’deshta me shkrua, se dashtë e kam ma shumë se ju, që çirreni sheshit, tue derdhë lot pa lot, e tue mallkua pushtetin e Edin! O dashtë e kam ma shum se ju, betohem, dhe e dini pse? Se nji shekull m’ka nda me at teatër, nji bjeshkë kufi deri n’qiell, – ju e kishit aty, unë veç n’andërra e kisha!

S’deshta, veç po iu them juve, që brenda hy s’i keni që dy dekada, e kam dashtë sa krejt atdheun, se viti 1972 m’futi n’zemrën e tij, e shfaqja “Viti 61″ me mori me vete, e shpirti me mbeti tek Naimi, Pitarka, Edi, Ndreka, Maria, Agimi….Por juve magjepsë iu kanë yjet që s’jetojnë, e arti i shpirtit tyne, e ditë s’keni për deshtoret e vogëla me tavane t’ulta, këthinat mizerje mbrapa s’kenës, tualetët që kutërbonin, e minjët që brenin kostumet! Ju kurrë pyet s’keni për pluhnin që aktorët thithnin, e t’ftoftit që t’prente n’ije! Zatën, këto kushte ia moren jetën Naim Frashêrit, e sa e sa të tjerëve!

Ju pelqye e keni nji sallë, e pyet si keni artistët për kushtet e vitit 1938 n’shekullin 21, ndaj shani e mallkoni e bani politikë me mjerimin e artistit! Kjo asht turp! Unë shkrova poezi për kolloset e tij, e mija rrole n’at skenë, jo për teatrin, se luejt kam edhe unë aty, dhe e di sa i mjerë ishte, dhe s’mund t’i dënoj artistet e rinjë me nji godinë që s’ishte kurrë teatër!

Tiranës i duhet teatri i ri, ashtu siç asht arti e koha, se e imja, dhe e atyne që ishin, nuk zhduket, pse rrenohet nji godinë. Ato mbesin n’letra, n’zemra, n’kujtime. Ajo mbetet histori që nuk rrenohet me nji godinë! Ju betohem ma shumë se ju dashtë e kam, se dy vite emnin e Kosovë e mbajti, por pse protestoni tani, kur s’asht ma? Pse, kur 20 vjet iket nga ajo godinë!m Pse e politizoni? Për çka?

Për Shqipërinë? Për Kosovën? Jo, s’asht e vërtetë, sepse po t’ishit patriot, do t’protestonit atë ditë, kur Vuçiç e Rama banin minishengene! Teatri na duhet, e teatri besoj se do t’bahet, mija herë ma i mirë se ç’ishte. Edi asht i çmendun, por çmenduria e tij, ndoshta do t’nae sjell edhe nji teatër si ate të Shkupit! Duhet pritë e duhet pa! Mos bani politikë me nji ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë, e nuk e shikonit fare, se po dukeni vërtetë qesharak”.!

Në kundër përgjigje të këtij reagimi Edi Rama me anë të një statusi në Facebook shkruan se edhe pse nuk e njeh personalisht thotë se “aktori ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!

Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës; ÇUN LAJÇIN e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një “grushti dhé”, ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta andej bjeshkëve dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar… Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!

Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne”😊

Duket se aktori nuk e ka lënë me aq reagimin e tij i cili mbrëmjen e sotme i është përgjigjur kryeministrit në koment në statusin për të njëjtën temë ku shkruan:

Komenti i Lajçit; Zoti Rama. Me vjen mirë që e paskeni postua letrën time, për t’vetmën arësye:Se ne të dy, kurrë përshendet s’jemi, e vërtetë s’nifemi!Por unë, edhe pse s’deshta me shkrua( sepse e dija se do t’shahem) e mora mundin të mos rrejë, dhe jo t’ua bëj qejfin artistëve, opozitës por as Ty. Shkrova përshtypjet e mia, t’vitit 1972, kur u ngjitëm me “Ervehenë” për herë t’parë në atë skenë!

Me muaj, kur jemi kthye n’Prishtinë, kemi folë për kushtet e vêshtira t’atij teatri. Dhe kur jam ngjitë me “Pasardhësin” e Kadaresë, para 4 vitësh, jam dëshpërua n’palcë. Vetës i kamë thënë: Si mund t’i thuesh nji artisti, krijo n’mujsh me krijua n’kushtet e teatrit të 1938-tës, tue jetua n’shekullin 21!

E kam ditë, se s’do t’pëlqejë as Ty, kur t’quejta të”çmendur” sepse kështu po t’quejnë e gjithë Tirana, por e kisha qëllimin t’iu them, se edhe ai n’çmendurinë e vet, e din se ç’asht arti, dhe do ta ndërtoi nji tjetër, mija herë ma t’mirë! M’shanë edhe n’letren e sotit, dhe iu drejtova: Atdhe, a ti shajë a ti nemi, këta që bëjnë gjumë, e kur zgjohën, i bashkangjitën t’parit që bërtet, pa e ditur pse?

Por, po ta them n’katër sy: Ajo godinë s’ishte kurrë teatër, por megjithate, ti si artist, asht dashtë ta restaurosh në mënyrën ma përfekte t’mundshme, e nga brenda t’krijosh kushte luksi, vetëm e vetëm, qe shpirtnat e atyne që u rropatën atyne dërrasave, t’mos lëkunden nga ajo skenë! Unë jam i bindun se do ta ndertoni tjetrin, por ai fatkeqësisht s’do t’jetë aty, me pa madhështinë e artit n’teatrin modern! Dhe përfund. Mjerë ata që edhe artin e politizojnë, sepse tregojnë, sa shumë t’varfër shpirtërisht janë.

Ta shkrove me t’thanë se s’kam tituj si aktorët tuaj, por kam zemër me thanë t’vërtetën! Dëshiroj t’jeshë aç i çmendur, që ta ndërtosh nji teatër aç modern, me ballinën e njetë të t’vjetrit, që t’çmendemi edhe ne artistët me bukurinë e artit! Qofsh i nderuem prej Çunit t’Bjeshkëve t’nemuna, i nemun edhe vet, që e flas të vërtetën!

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *