Shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Serbisë nuk do të jenë të detyruar që të jenë të pajisur me një test covidi. Ky ka qenë vendimi i marrë nga dy kryeministrat, Rama dhe Brnabic, pas një bisede telefonike që kanë pasur mes tyre mëngjesin e sotëm.
Ky rregull do të hyjë në fuqi në datën 14 Janar, ndërkohë që Rama dhe Brnabiç kanë folur dhe për sfidat e përbashkëta sa i takon Covid, si dhe vijimin e bashtëpunimit në kuadër të minishengenit ballkani.
Sipas mediave serbe plani është të nënshkruajmë tre marrëveshje të reja në periudhën e ardhshme. Kryeministri i Shqipërisë përcolli përshëndetjet për Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç Kryeministrit Brnabic dhe u uroi qytetarëve të Serbisë një Vit të Ri.