Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar se sot do të jetë përmbyllja e fushatës elektorale së partisë Demokratike.
Ai ka njoftuar qytetet ku do të ndalet për herë të fundit në ditën e mbylljes së fushatës.
Itinerari i tij do të jetë si më poshtë:
Do t’a fillojë me tubimin përmbyllës në qytetin e Shkodrës në orën 11:00, më pas do të vijojë me tubimin në qytetin e Lezhës në orën 13:00.
Ndërsa më tej do të ndalojë për të bërë përmbylljen e fushatës në Shqipërinë e mesme, me tubimin përmbyllës në Elbasan në orën 17:00, dhe në Tiranë në orën 19:00.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, do të bëjë përmbylljen e fushatës në qytetin e Vlorës nw orën 18:00, ku ai kandidon edhe për deputet.
Kreu i qeverisë bëri dje mbylljen e fushatës në Tiranë në sheshin ‘Skënderbej’.
Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmbylli fushatën në Tiranë në sheshin nënë Tereza, duke bërë një kalim me makina që nga Surreli në formë demonstrate.