Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Qeshni ju qeshni, u shkritë ju” , Rama tallet keq me Bashën: I poston videon nga Tik-toku

Në një kohë kur vendi zien sa nga kriza politike, sa nga ajo ekonomike, apo frika për shëndetin, kreu i qeverisë Edi Rama gjen kohë të tallet sërish me kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën. Së fundi ai ka postuar një video tik-toku në Instagram, ku shfaqet një vajzë e re me zërin e Lulzim Bashës, që bën llogaritë gabim, të famshmen 7×7.

“Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë. 49 më falni. Qeshni, qeshni! U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”, janë pasazhe të shkëputura nga fjalët e Bashës, që duket se krejt rastësisht i kanë bërë përshtypje dhe Ramës.

“Artiste”, shkruan Rama dhe e shoqëron me një emoji që qesh me lot, ndërkohë që ky është padyshim është një provokim i radhës që kreu i qeverisë bën në këtë situatë të nxehtë.

 

View this post on Instagram

 

Artiste😂

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *