Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rama dhe ata që i shkojnë pas, grup kriminal”, Braimllari: Nuk luftohen bandat, është fasadë ndryshe do niste nga…

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku gjatë një bisede me gazetarin Ene Meksi tha se, përmes ngritjes së një structure paralele me Reformën në drejtësi, edi Rama po përpiqet të shkatërrojë Reformë në Drejtësi.

Braimllari tha se rama nuk e do luftën ndaj krimit sepse është i lidhur me të dhe qeverisin së bashku ndërsa theksoi se Operacioni Forca e Ligjit është anti-kushtetues.

“Lufta duhet të jetë e përditshme e jo përmes aksioneve të përkohshme. Strukturat italiane kanë demaskuar vazhdimisht grupet kriminale të favorizuar nga Edi Rama dhe duke bashkëpunuar me ta sepse ky është i lidhur me kriminelët. Strukturat më të larta të PS janë koordinuar me ta për ti përdorur për fushatë këtë gjë të cilën e ka provuar dosja e Dibrës. Nuk ka Edi Rama iniciativë për luftën ndaj krimit të organizuar. Ne jemi pro luftës ndaj krimit, por jo fasadë siç është kjo. Kush i fuqizoi këto grupe, lidhjet, e nxori gazetari foton e Edi Ramës me atë që i vendosën sekuestro, këtë e bën thjeshtë për fasadë, sigurisht nuk jam këtu për të mbrojtur këto emra, të gjithëve tu sekuestrohet pasuria nëse e kanë vënë në formë kriminale. Nuk mund të ndërtojë Edi Rama një strukturë që shkatërron Reformën në drejtësi.

Nuk çon në përshpejtim të punës, po bëhet për dy arsye: Për të hequr vëmendjen nga skandalet e qevrisë, papunësia dhe problemet e përditshme dhe varfëria ekstreme. Ky prodhon një skandal anti-kushtetues për të çuar gjithë debatin politik diku tjetër”.

Por a  është kjo një formë më e besueshme si dhe një zgjidhje e shpejtë të cilën e ka parë kryeministri më të arsyeshme për të përshpejtuar procesin e goditjes së grupeve kriminale?

Braimllari:  Sot kemi ligjin anti-mafia, e sekuestron pronën dhe e ke barrën e pronës ta çosh në gjykatë. Ekzistojnë institucionet për ta deklaruar apo denoncuar. I jep policisë një rol shumë të madh. Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje shumë të madhe por që të shkëputet nga varësia që ka ndaj kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Historia është e thjeshtë, një shtet ka vullnet për ta luftuar në vazhdimësi krimin e organizuar. Nuk janë aksionet për të realizuar luftën e shteti ndaj krimit të organizuar. Sot ka në parlament njerëz që janë shpallur nga këto struktura. Edi Rama i futi edhe vetë në listë, edhe në zgjedhjet farsë të 30 qershorit që u hodhën poshtë nga partnerët, gjysma e tyre dalin me probleme të figurës apo përfshirje në grupe kriminale. Lufta ndaj krimin nis me hetimin e dosjes 184, ku vetë Ulsi Manja komunikon me një kriminel dhe e falenderon. Ai ka aty në parlament njerëz që duhet ti hetojë. SPAK përtej pritshmërive ia çon sërish dosjen Prokurorisë së Dibrës që se kush është ai që mund ta bëjë një gjë të tillë.

Mënyra se si Rama po anashkalon një ligj në Parlament, ku anëtari i Gjykatës Kushtetuese të mos betohet tek Presidenti duke e bërë betimin tek një noter, është përpjekje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Edi Rama dhe pjesa më e madhe e deputetëve që e mbështesin, po sillen tamam si një grup i strukturuar kriminal. Ndaj ai votoi me 69 vota Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshmë, me mandate 2 mujor por që kaloi dy vite në detyrë, dhe çfarë bëri, asnjë hetim. Dy drejtime kanë këto përpjekje: Shkatërrimin e Reformës në Drejtësi e arritur me një konsensus historik. Edi Rama nuk e don Reformën në Drejtësi, sepse është i pari që duet të merret në hetim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *