AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rama ‘blindon’ Veriun, zgjedh 4 koordinatorë në vend të Valdrin Pjetrit (Emrat)

Caktohen koordinatorët e rinjë të Partisë Socialiste për rajonin e Veriut. Burime për Fax News bëjnë me dije se do të jenë 4 koordinatorë, Musa Ulqini, Senida Mesi, Luan Harusha dhe Arben Pëllumbi.

Pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme ka qenë edhe paraqitja e dorëheqjeve të drejtorëve, në bashkitë që më herët drejtoheshin nga të djathtët.

Në mbledhjen e grupit të Veriut është diskutuar dhe organizimi i strukturave të brendshme të partisë.

Në mbledhje nuk ka qenë kryeministri Rama pasi ndodhet këtë të premte në qytetin e Vlorës.

Kujtojmë se kjo kokëçarje për qarkun e Shkodrës dhe Veriun e vendit erdhi si pasojë e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Ajo që të bie në sy në emrat e koordinatorëve të zgjedhur është rikthimi i Senida Mesit, ndërsa nga ana tjetër Luan Harusha është akuzuar vazhdimisht për lidhje me krimin.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *