Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rama bën të “fortin” me Haradinajn, i kap dhunshëm dorën (VIDEO)

Mbledhja e dy qeverive sot në Kosovë është shoqëruar me deklarata, prononcime dhe foto nga më të ndryshmet.

Kjo ngjarje ndodhi shumë pak kohë përpara festave Kombëtare të Nëntorit, dhe natyrisht gjatë axhendës së këtij takimi nuk mund të mungonin edhe gjeste të llojit ‘patriotik’ si ky që shfaqet në videon e mëposhtme.

Në përfundim të takimit dy kryeministrat, Haradinaj dhe Rama kanë hedhur firmat e tyre në flamurin kombëtar. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen gjatë nënshkrimit është një “incident” komik ku në një moment Rama i tërheq dorën me forcë Haradinajt dhe ia vendos sipër të vetes mbi flamurin kuq e zi.

Kryeministri i Kosovës, pavarësisht se në dukje i vënë në siklet dhe mbase pa ditur si të reagonte ndryshe, bën ashtu siç i thotë Rama.

 

(F.Gj/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *