Teksa është ndalur në një takim me votues për herë të parë në Durrës, kreu i qeverisë Edi Rama duket se ka zgjedhur të bëjë fushatë për Lulzim Bashën, për të cilin tha se premton se duke e votuar ”jeta osh qejf”.
Duke marrë një nga e një premtimet e demokratëve, Rama la të kuptohej se zbatimet e tyre ishin ta pamundura, sa kohë që nuk qëndron logjika ekonomike sipas tij. Rama tha se nuk mund të ulen sigurimet shoqëore, dhe të rriten pensionet, pasi kjo është e pamundur.
“Luli ju thotë ju që nuk do paguani asnjë lekë në shkollë, shef këtë gocën dhe thotë futi një të martume, dhe sa më shpejt kalamanin, se do ua marr unë do ua çoj në kopësht. Luli sheh këtë djalin që ka babanë me biznes të vogël, dhe i thotë ke 1 mijë euro nga unë, ça problemi ka thotë Luli se do ia ul unë sigurimet, puna është te gjyshi i këtij, vetëm voto thotë Luli se gjyshi do e ketë pensionin sa e do, 2 mijë euro jo, pra me pak fjalë “Jeta osh qejf””, tha Rama.
(E.K/Faxweb.al)