Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Sipas Luli Basha- ‘Rama nuk qenka ai që thoshte se ishte'”, Topalli e áshpër pas marrëveshjes: “Ashtu ishte loja… felici e contenti ”

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes opozitës dhe mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore teksa i ka kujtuar kreut të PD-së, Lulzim BAshës betejat që ka bërë për të mos u futur në zgjedhje me Edi Ramën.

Topalli shkruan se pasi i dhuroi gjithçka këtij të fundit, Basha nuk kërkon më as qeveri tranzitore, as kalimtare, as kujdestare ndërsa shton se “Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…””.

Topalli shkruan se Basha dhe Rama kanë qenë dhe janë bashkë ndërsa sonte ishin “felici e contenti”me kodin siç ishte

Reagimi i plotë: 7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen.
Ne funksion te kesaj beri çader, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithe Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dyte,i dhuroi te gjitha Keshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkite…

Dhe ja sot po thote me shkrim se “ashtu ishte loja”
Nuk kerkojne me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare,as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…”

Keta jane dhe kane qene te gjithe bashke.
Sonte ishin “felici e contenti”me kodin sic ishte.
Kjo kaste politike e korrùptuar duhet shkulur!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *