Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama apo Meta? Xhaçka tregon se kush e drejton ushtrinë në rast përplasjesh në 30 Qershor

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka dhënë opinionin e saj në lidhje me situatën politike në vend.

E ftuar në ABC News, Xhaçka ka komentuar vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Sipas Xhackës, Presidenti i Republikës ka bërë shkelje të kushtetutës dhe se zhvillimet politike nga ana e opozitës nuk janë modelet më të mira për demokracinë dhe integrimin e vendit.

“Nuk janë modelet më të mira për demokracinë. Presidenti është zhveshur nga ajo vlerë që ja vesh kushtetuta sepse presidenti ka marrë një anë. Është antikushtetuese cenimi i të drejtës së votës. Në demokraci debatohet dhe teorikisht parlamenti është beteja e ideve, ne si mazhorancë do shtrojmë të gjithë argumentet tona pse ky vendim i presidentit është antikushtetues. Ky veprim i presidentit duhet të ketë një kundërpërgjigje. Kushtetua nuk thotë askund se presidenti mund të ç’dekretojë dekretet. Akti i presidentit është krejtësisht nul”, u shpreh Xhaçka.

Gazetarja Mirela Milori e ka pyetur ministren Xhaçka se nëse do të krijohej një situatë si ajo e 97 si do të vepronin Xhaçka tha se asnjë situatë e tillë nuk do të ndodhte, por dhe nëse do të kishte tentativa për krijimin e këtyre situatave, organizatorët do të ndëshkoheshin.

“Gjithë aktorët që kërkojnë ta risjellin situatën e 97 do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Kushtetuta e ndan qartë,  presidenti drejton ushtrinë në kohë lufte ndërsa në kohë paqe është kryeministri dhe ministri i mbrojtjes. Gjithsesi nuk do të ketë situata të tilla”., tha me tej ministrja e Mbrojtjes.

 

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *