Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Aksidenti i Ahmetajt teksa ishte në makinë me biznesmenin e plehrave/ Rama flet për herë të parë: Nuk merrem me survejime nga vrima e çelësit, procedurat nuk janë puna ime

Kreu i qeverisë Edi Rama është zënë ngushtë sot, teksa u pyet nga gazetarët lidhur me aksidentin e ministrit të tij Arben Ahmetaj, teksa ishte në një makinë me biznesmenin Mirel Mërtiri.

Rama nuk pranoi që të komentonte konkretisht aksidentin në fjalë, duke thënë se nuk është detyra e tij që të merret me procedurat e koncensioneve apo PPP-ve, dhe e vetmja gjë që kishte sipas tij rëndësi, është fakti i investimit që është një nga më modernët.

“Refuzoj të përgjigjem se unë nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, dhe se kush është bashkëshortja e kujt, nuk është kjo detyra ime. E vetmja gjë që mund ‘tiu them është që të shihni gjendjen e plehrave, procedurat nuk janë punët e mija, unë shoh vetëm rezultatin.

Një gjë u them se shpifjet, sajesat, më shumë se këtë herë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë, përballë një investimi modern. Janë të verbuar, pasi ka standarde të nivelit 1, nuk janë fare punët e mija procedurat”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se në aksidentin e Ahmetajt në Kumanovë, u përfshinë Mirel Mërtiri dhe një drejtor i ministrisë së Ekonomisë, Artan Gjokaj.

Mërtiri, është bashkëjetuesi i Stela Gugallias, e cila ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit, studimin e të cilit e kishtë bërë më herët Klodian Zotos, i cili ka në pronësi nga ana tjetër kompaninë që menaxhon mbetjet e Fierit.

Ndërkohë që po ky biznesmen, është në krye të kompanive që do të menaxhojë mbetjet e Tiranës, duke e përqendruar si asnjëherë në pak duar, një prej aferave më të diskutueshme të kohëve të fundit.

Vetë Ahmetaj kur u pyet për aksidentin, tha se ai mund të jetë në makinë me cilindo biznesmen, edhe pse duhet thënë se në kohën kur aksidenti ndodhi, u përpoq me çdo kusht që ti mbante të fshehtë shoqëruesit e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *