Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Po përgatitet një plan ogurzi” Ralf Gjoni flet hapur për Reformën Zgjedhore: Ato që votojnë ndryshimin e kodit do të thotë që janë blerë

Gjatë një prononcimi për mediat deputeti Ralf Gjoni ka reaguar lidhur me përjashtimin e tij nga Byroja e Kuvendit për 10 ditë nga seancat, pasi nxori në Kuvend lëpirëse.

Në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, Gjoni tha për gazetarët po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palo draft siç e cilësoi ai draftin për Reformën Zgjedhore.

Gjoni shtoi se po i mbyllet goja deputetëve në këtë periudhë kur duan të kalojnë Reformën Zgjedhore, dhe se ai nuk do të rresht së foluri, ndërkohë që shtoi se nëse deputetët do të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor do jenë të shantazhuar.

“Unë nuk do ta mbyll gojën nuk do të rresht së ulërituri për ta nxjerrë në pah të vërtetën në atë parlament. Unë kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palo draft të ashtuquajtur Refomë Zgjedhore.

Ky plan është që ta kalojmë shpejt e shpejt me idenë që të japin idenë e një fabule për Reformën Zgjedhore. Këto duan që përmes krizës së COVID-19 përjashtimit të deputetëve të shembin të ardhëmn e shqiptarëve dhe ta kyçin këtë popull nën shembullin e një regjimi autoritar dhe diktatorial.

Ka një dokument që 39 deputet të opozitë kanë firmosur në favor të ndryshimit të sistemit. Ato që firmosin në ndryshim të kodit, pa ndryshimin e sistemit, do të thotë që janë të blerë dhe janë të intimiduar. Nga ana tjetër përjashtohem unë dhe i mbyllet mikrofoni disa të tjerëve që këto të kalojnë këtë palo draft.”- tha Gjoni.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *