Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ralf Gjoni i zhgënjyer më Hajdarin dhe Gjiknurin: Këto propozimet tuaja janë si të tallësh Xhemilën, ngjajnë me…

Deputeti Ralf Gjoni gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku po diskutohet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor u shpreh i zhgënjyer me deputeten Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknurin, drejtues të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Sipas Gjonit drafti i propozuar prej tij, nuk është trajtuar edhe një herë të vetme në komision dhe kjo tregon sipas Gjonit se ato kanë një qëllim të përbashkët të forcave të mëdha për të bllokuar këto inisiativa dhe për t’i dhënë frymë marrëveshjes së 5 qershorit.

“Unë kam një mesazh për Hadarin dhe Gjiknurin, besoj se kanë një përgjigje të përbashkët pse nisma e deputetit nuk u trajtua të paktën një herë të vetme për t’u diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kjo tregon që ka ndoshta që ka një qëllim nga forcat e mëdha për të diskutuar vetëm ato të Këshillit Politik, për marrëveshjen e 5 qershorit që nuk bën gjë tjetër veçse ruan sistemin e vjetër. Jam shumë i zhgënjyer nga Hajdari dhe Gjiknuri, pavarësisht miqësive. S’duhet të kalonte fët e fët, por të diskutohej në Komision.

Propozim është i fisshëm. Sistem proporcional kombëtar me lista partiake të hapura, votuesit të zgjedhë deri në 5 kandidat, barazia të rritet ë Kuvend dhe propozohet krijimi i një zone zgjedhore duke shkrirë 12 qarqet në një zonë zgjedhore për ta kthyer sistemin në atë kombëtar. Synohet ndryshimi i financimit të fushatave zgjedhore dhe marrja e masave për vjedhjen e votës. Ky propozim si i Murrizit dhe i të tjerëve lidhet dhe me element të sigurisë kombëtare. Jemi si “Game Of Thrones”, “Lufta e fronteve”, Jemi përballë një dimri të acart e komike, politik, shoqëror për shkak të COVID-it. Në SHBA qytetarët po armatosen për zgjedhjet. Duhet kuptuar pse 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008.

Se ju keni hall se dimri do iu prek të tjerëve, inati popullor i njerëzve do jetë i frikshëm dhe ju do përballeni dhe me popullin ndaj hallin e keni të përbashkët dhe masat po i merrni bashkë që askush të mos reagojë në mënyrë të dhunshme ndaj zullumeve tuaja. Prandaj keni refuzuar që ky propozim të trajtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Propozimet e fundit me tallë Arqilenë dhe Xhamilet. Më kujton filmat e Rackapurit me vallet me gajde e me fyell në unison të plotë dhe sot ju jeni në unison me ata që janë jashtë. Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër që e ndryshuam në korrik, nuk bëhet fjalë për fatet individuale, por të mendojmë për fatet e këtij vendi, Do ju lutesha nëse ka mundësi, që propozimet tona në amendament, por edhe elementët e tjerë që unë kam propozuar, iu inkurajoj që ta merrni parasysh që të qetësohet situata shoqërore që unë e parashikoj që do të jetë eksplozive dhe asnjë ambasador i huaj nuk do e kontrolloj dot inatin”, tha Gjoni.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *