Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i pranishëm në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Gjenevë nga ku ka folur edhe për vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat, teksa e ka konsioderuar si një vndim të verbër.
Rama thotë se ajo që ndodhi në tetor ishte plotësisht e paparashikueshme ndërsa për një periudhë 6 vjeçare që korrespondon në fakt dhe me kohën nga kur është zgjedhur në drejtim të qeverisë, ai thotë se BE bëhet çdo ditë dhe më e paparashikuershme.
“Në këtë moment ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi që ta dimë me saktësi. Është shume e qartë që nëse procesi i integrimit evropian është karakterizuar nga 5-6 vitet e fundit nga paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme.
Ndërsa flasim nuk kemi mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë pasi natyra e Këshillit Evropian është shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE sesa nga çfarë bëjmë apo nuk bëjmë ne.
Përcaktohet më shumë nga ajo se çfarë ata duan atë jetë apo mos të jetë BE, sesa nga çfarë duan që të bëjmë ne. Sigurisht që venet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse “loja” e meritokracisë shndërrohet në “lojën” e fajësimit sa herë mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual. Kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE dhe procesit”, tha Rama.
Kreu i qeverisë ka përsëritur deklaratat e tij kur tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Rama theksoi se Shqipëria nuk po i bën përpjekjet e saj për tu anëtsarësuar në BE se po ia kërkon me detyrim kjo e fundit, por që sipas tij është një aspiratë e shqiptarëve, teksa ka krahasuar edhe sitatat me Serbinë për të cilën tha se nuk është aq euro-optimist.
“Ne nuk e nisëm këtë proces se dikush në Berlin apo Paris na detyroi, por e nisëm se ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë dhe fëmijëve tanë dhe do vazhdojmë ta bëjmë për ta.
Ne e dimë që rajoni ka potencial për t’u shfrytëzuar dhe do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin për shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër apo mos vendim i tetorit në opinionin publik dhe të ardhmen tonë.
Sigurisht që për Aleksandrin është më e lehtë, pasi siç e tha ai, vend i tij nuk është aq euro-optimist, por nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm dhe jo për këtë brez të liderëve në Evropë.
BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropën Juglindore ka nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë se çfarë është në lojë dhe cilat janë sfidat e sotme e të ardhmes”.