Radhë kilometrike automjetesh është krijuar në Pikën Kufitare të Morinës. Gazetari i Fax News, Ermal Hallaçi bën me dije se radha ka mbërritur deri në Vërmicë.
Trafik i rënduar është krijuar edhe në hyrje të Urës së Kukës, ku radha e automjeteve ka arritur deri në 1 km. Ndërkohë policia Kufitare po punon me të gjithë kapacitetin e mundshëm.
Deri tani janë futur mbi 1000 autovetura në vendin tonë. Imazhet e tregojnë më së miri numrin e madh të automjeteve që presin të kalojnë kufirin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për të shijuar ditët e fundit të Gushtit pranë bregut të detit.(A.M/Faxweb.al)