Një grua ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me grusht në fytyrë teksa po priste në një spital në New York. Një pacient tjetër e qëlloi atë me grusht pasi sipas tij ajo nuk po respektonte distancën e vendosur nga qeveria si masë kundër COVID-19. E moshuara 86-vjeçare u qëllua nga një pacient që po priste trajnimin psikiatrik.
Pas sulmit, Zonja Marshall ra në tokë, gjë që rezultoi në plasaritje të kokës së saj në dysheme dhe pas ndërroi jetë. Pas arrestimit ai deklaroi se e qëlloi pasi ajo nuk respektoi distancën duke deklaruar se i frikësohej infektimit me koronavirus, shkruan dailystar.
SHBA është vendi më me shumë të infektuar nga COVID-19, me epiqëndër Neë York. Deri tani, sipas të dhënave zyrtare në WorldMeter, në SHBA janë infektuar me COVID 164,359 njerëz, mes të cilëve kanë ndërruar jetë 3 173 prej tyre.