AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ra dollapi dhe i mori jetën 2-vjeçarit, gjigandi suedez i mobiljeve paguan dëmshpërblimin marramendës

Gjiganti suedez për prodhimin e orendive shtëpiake, Ikea, ka rënë dakord që t’i dëmshpërblejë dy prindër amerikanë me 46 milionë dollarë pasi fëmija i tyre vdiq nga rrëzimi i dollapit të kësaj kompanie.

Djaloshi 2 vjeçar, Jozef Dukde, vdiq në maj të vitit 2017 pasi mbi të ra dollapi i modelit “Malm”, i prodhuar nga kompania suedeze. Ngjarja kishte ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Kjo orendi, e cila peshon 32 kilogramë, ishte tërhequr nga tregu një vit më parë për shkak të shqetësimeve për sigurinë, ndërsa dyshohet se tre fëmijë të tjerë kanë vdekur për të njëjtën arsye.

Avokatët amerikanë thanë se ky është dëmshpërblimi më i madh që është dhënë ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara për vdekjen e një fëmije.

Prindërit e fëmijës së vdekur, Joleen dhe Craig Dudek, thanë se ishin të shkatërruar nga humbja e djalit dhe u zotuan se do t’i dhurojnë një milion dollarë të dëmshpërblimit për grupet që i mbrojnë fëmijët nga produktet e rrezikshme.

Në dhjetor të vitit 2016, kjo kompani i kishte dhënë 50 milionë dollarë dëmshpërblim për tre fëmijët e mbytur nga rrëzimi i dollapit të këtij modeli, shkruan “BBC”.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *