Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po vijon turin e takimeve me strukturat dhe qytetarët në rajone të ndryshme të vendit, ndërsa së fundmi është ndaluar në qarkun e Vlorës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se nga bashkëbisedimet me qytetarët ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm ushtron qeveria, aq më shumë vendosmëri dhe kurajo kanë për të reaguar.
Ndërkohë Bardhi vijon duke thënë se Vlora, Selenica, Saranda dhe Delvin janë qytete të shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës teksa paralajmëron se ndryshimi është çështje kohe.
Postimi i Plotë:
Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit.
Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.
Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje. Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe
(F.GJ/FAXWEB.AL)