Ashtu siç njoftuar edhe mbrëmë duket se kryeministri kosovar Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin e tij, menjëherë pas krijimit të qeverisë në Kosovë. Ai dikur jetonte në banesën e tij në parkun e qytetit por tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.
Ndërkohë për këtë gjë ka patur reagime të shumta ,meqë Kurti dikur thoshte se i mjafton banesa e tij 60m2. Një nga reagimet më interesante ishte i një zonje e cila në koment thotë se ajo është e gatshme t’ia lëshojë një shtëpi me metra po aq sa ajo që ka marrë Kurti së fundi, por të mos i jepet asgjë në kthim.
“Ai ka shumë libra dhe i duhet hapësirë për ti vendosë ato libra” ka shkruaj ajo.