Një protestues ka mbetur i plagosur në kokë gjatë protestës së sotme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Siç shihet dhe në videon e siguruar nga Fax News, një burrë rreth të 50-tave ka mbetur i plagosur pas përplasjes me policinë.
Burri shihet me biçikletë pranë protestës, ndërsa qytetarë të tjerë i japin shishe me ujë për t’i pastruar gjakun. Ndërkohë ky nuk është rasti i vetëm i dhunës gjatë ditës së sotme, pasi kemi parë me dhjetra qytetarë që janë përballur me punonjësit e policisë, një pjesë e mirë e të cilëve ishin gra.
Nga ana tjetër në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se ka mbetur dhe një efektiv i lënduar, i cili po merr trajtim në spitalin e Traumës.
(E.K/Faxweb.al)