Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Qytetari i përsërit disa herë problemin, Nuk përmbahet Rama: Hajde e lëmë mbledhjen dhe shkojmë bashkë…

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtuar një takim me minoritetet në Sarandë ku ka dëgjuar për problememet e tyre, dhe siç ka bërë dhe në vende të tjera u ka sugjeruar që të shkruajnë tek portali qeveritar për të zgjidhur hallet e tyre.

Një ndër problememet kryesore ishte që artikuluan qytetarët ishte dhe problemei që ata kanë me pronat. Njëri prej tyre iu drejtua Ramës se kërkon zgjidhje pasi prona e tij është grabitur pa asnjë vendim gjykate.

“Tokat janë të rrëmbyera, janë të grabitura pa vendim gjyqi, me forcë”, iu drejtua qytetari.

Nga ana tjetër Rama i bëri thirrje që të mos lexojë letra dhe se shteti në lidhje me këto problem po heton.

“O zotëri të lutem mos të flasim gjëra që janë me hamendje, do bëjë padi shteti, për ato çështje, tani..”, tha Rama.

Debati:

Qytetari: Janë të rrëmbyera, ka ndodhur para tre vitesh…

Rama: O miku im, ka mundësi të flas unë, ma jep lejen të flas, ne i kemi marrë dhe kemi filluar ti shqyrtojmë dhe kemi shumë dokumente. Të cështjes që ti thua, të grabitjes pa letra do ta shikojmë menjeherë dhe do të lëvizin institucionet.

Qytetari: Është grabitje…

Rama: Çfarë do tani, do ta lëmë mbledhjen? hajde e lmë mbledhjen dhe shkojmë bashkë për ta zgjidhur…

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close