Ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të banorit të zonës së Kurvelishit, i cili shprehet se një përfaqësues i PS-së , ka vjedhur tubacione të zonës nga rezervuari, duke i shitur për skrap. Ndërkaq banori shkruan se dëmi i shkaktuar nga administrator i komunës, shkon deri në 100 milionë lekë vjetra.
Postimi i plotë
Ne Gusmar, ja si vjedh mekembesi i piktorit deshtak!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ju uroj shendet e jetgjatsi sepse e meriton je i pa zvendesushem.
Kam nje shqetesim real dhe te vertet te komunitetit ku un banoj per te ngritur dhe per ta ber publik nepermjet jush qe dhe instancat shteterore te reagojen ndaj ketij fenomeni.Jam nje banor i zones se kurveleshit/tepelene dhe doja te denoncoja se ne fshatin gusmar administratori i komunes ton z.flamur bardhi ka marr te gjith tubacionin qe dikur perdorej per vaditje te tokave buqesore qe nga rezervuari deri ne drejtim te fshatit me nje gjatsi prej 3.5 kilometer duke i shitur per skrap dhe per interesa te tij personale qe sipas nje perllogaritje nga ana jon shkon mbi 100 miljon lek te vjetra,policia ka ardhur dhe nuk ka reaguar ndaj ketijt rasti konkret.Ju lutem publikojeni duke na ruajtur anonimatin per shkak se personi ne fjal esht teper i rrezikshem dhe mund te hakmerret ndaj nesh.Ju uroj te keni vetem te mira doktor”
(J.D/Faxweb.al)