Banorët e qytetit të Tiranës në zonën pranë Sanatoriumit kanë zhvilluar një pròtestë mbrëmjen e sotme duke bllokuar një nga rrugët kryesore. Pròtesta ka ardhur si pasojë e mungesës së vazhdueshme prej disa ditësh të ujit në këtë zonë të kryeqytetit.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, kemi një prani të forcave të pòlicisë të cilat ndodhen pranë pròtestuesve por bëhet e ditur se nuk ka patur konfrontim midis tyre. Qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre për furnizimin në mënyrë të rregullt me ujë pasi jetesa e tyre gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit është bërë mjaft e vështirë në mungesë të ujit në banesa.
Kujtojmë se mungesë të ujit ka patur edhe në spitalin Covid2. Në pikun e pandemisë krahas fluksit të shtuar në spitalet Covid tashmë stafi mjekësor dhe pacientët duhet të përballen dhe më një problem të dytë, atë të mungesës së ujit.