Është ndarë nga jeta ish-trajneri i Beratit i viteve 1970-1985 Guxim Mukli. Ne vitet e fundit ai jetonte në Athinë.
Guxim Mukli ne maj të vitit 2017 ishte dekoruar nga bashkia Berat me titullin Qytetar Nderi, duke qenë se konsiderohet ikonë e futbollit beratas.
“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta profesorit, trajnerit, ikonës së futbollit beratas
GUXIM MUKLI.
FK TOMORI BERAT, i shpreh ngushëllime familjes Mukli.
I paharruar profesor GUXIM MUKLI.” shkruan FK Tomori.
(E.H/Faxweb.al)