Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

QKB: 25% e bizneseve akoma nuk kanë dorëzuar bilancin, afati i fundit 31 korriku

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga afati zyrtar për dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit 2016, rezulton se mbetet edhe 25% e biznesit me bilance të pamiratuara.

Kjo do të thotë që një pjesë janë në përpunim dhe një pjesë tjetër ende e padorëzuar.

Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se deri të mërkurën ( datë 26 korrik) ishin miratuar 15 143 pasqyra financiare ndërkohe që sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve detyrimin për dorëzim e kanë 20 014 biznese.

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) edhe më herët ka përsëritur thirrjen e saj për ndërgjegjësim nga ana e biznesit dhe dorëzim në kohë, çka do të evitonte një fluks të papërballueshëm në ditët e fundit. Kjo në shumë raste ngadalëson sistemin duke e nxjerrë edhe jashtë funksionit sikurse ka ndodhur në vitet e mëparshme.

Sipas QKB bizneset duhet të depozitojnë :pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF, raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme), vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).

Nëse një subjekt nuk përmbush këtë detyrim, brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligjin nr.9723 datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, atëherë QKB, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të këtij ligji, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të këtij ligji.

Mënyra e depozitimit:

Depozitimi i dokumenteve të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit;

Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku çdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm;

Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike;

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Përjashtim nga procedura online bëjnë subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve kryehen vetëm në sportelet e QKB-së/Monitor/

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *