Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Qindra mijëra euro, Kurti tregon sa para dërguan emigrantët për pándeminë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur në mbledhjen e qeverisë ku do të raportohet për 100 ditëshin e punës edhe për kontributin e mërgatës për lùftimin e pándemisë. Kurti tha se ka marrë disa mesazhe këto ditë të punës.

“Unë jam i mbushur me shpresë më shumë se kurrë si asnjëherë më parë, ajo ç’ka më jep shpresë është shpirti i një populli pas një kohe të gjatë të nënshtrimi, janë këta qytetarë që më japin shpresë që më kanë dërguar qindra mesazhe urimi e inkurajim”, tha ai.

Ai ka lexuar edhe disa mesazhe që sipas tij i kanë dërguar punëtorë të ndryshëm pasi janë shkarkuar anëtarë e drejtorë të ndërmarrjeve publike.

Kurti tha se ka biseduar edhe më një person që jeton në Gjermani, e i njëjti i ka deklaruar se do të kthehet në Kosovë për të jetuar pas emërimit të kësaj Qeverie.

Sipas kryeministrit në detyrë, mërgata ka dërguar deri më tani 700 mijë euro e 11 mijë teste për korònavirus pritet që të arrijnë këto ditë në Kosovë.

“Mërgata ka dërguar 11 mijë teste, që do të vijnë në ditët në vazhdim,  pako ushqimore e 700 mijë euro”, ka thënë ai.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *