AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Qeveria zbarkon në Elbasan, Policia blindon qytetin. Akset që do jenë të bllokuara

Dita e Verës në Elbasan do të shoqërohet nga një plan masash sigurie, të shtuara për faktin se e gjithë qeveria do të jetë në Elbasan.

Është bërë tashmë traditë që krerët më të lartë të shtetit t’i drejtohen festimeve në qytetin e Elbasanit çdo vit.

Për këtë Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë të gjitha masat, për organizmin e shërbimeve të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Elbasan, Cërrik, Librazhd, Gramsh, Peqin dhe të stacioneve Belsh dhe Perrenjas në mbarëvajtjen e aktiviteteve festive para gjatë dhe deri në përfundim të aktiviteteve festive që do të zhvillohen me rastin e Ditës së Verës.

  1. Të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, më datë 13.03.2018 do të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
  2. Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Elbasan, do të vihen në disposición dhe forca nga FNSH Tiranë.
  3. Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
  4. Nga Policia Rrugore do të kontrollohen të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Në këtë plan masash do të angazhohen 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH Tiranë.

Po ashtu në këtë plan masash parashikohet dhe bllokimi i qarkullimit në disa akse rrugore. Kështu:

  1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga “Rrethrrotullimi i luleve  – Bashkia”
  2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
  3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.

Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, apo të tjera shkelje.

(E.K/FAXWEB)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *