Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Qeveria vendos: Garda e Republikës merr në ruajtje anëtarët dhe godinën

Qeveria Shqiptare, gjatë mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ruajtjen dhe sigurinë e anëtarëve të komisionit të Vettingut

Sipas vendimit mësohet se  Garda e Republikës do të jetë ajo që të do të kujdeset për sigurinë fizike të të gjithë anëtarëve të komisionit.

Vendimi  i plotë:

Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:

Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;

Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;

Komisionerët Publikë;

Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

(S.SH/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *