KryesoreTe FunditTe Gjitha

‘’Qeveria teknike i jep fund kohës politike të Edi Ramës ’’, Basha e ka një përgjigje për Henri Çilin

Ditën e djeshme në emisonin e Arjan Çanit, Henri Çili deklaroi se Rama në rast se lejon qeverinë teknike vërteton se i ka ardhur fund koha e tij politike.

Nëse Rama lëshon dhe lejon krijimin e qeverisë teknike, atëherë i ka ikur koha politike dhe duhet t’i hapë rrugë dikujt tjetër. Shqipëria kërkon një udhëheqës tjetër, Rama nuk mund ta mbajë besimin e shqiptarëve. Të mos çosh mandatin deri në fund ke dëshmuar një mangësi dhe nuk meriton më besim. PD mund të jetë shumë e fuqizuar pas këtyre zgjedhjeve”, tha Çili.

Ndërkohë që nga ana tjetër Basha i ka dhënë përgjigje Çilit në lidhje me deklaratën e tij për Ramën dhe

‘’Prandaj Henri Çili me shokë thonë që po iku Rama iku edhe interesi i tij politik. Kjo sepse ata nuk luftojnë për interesin publik po për xhepat e tyre. Thonë me gojën e tyre që humbasin shumë. Po kush humbet me zgjedhje të lira e të ndershme, humbet çeta e krimit dhe orrupsionit po fitojnë shqiptarët e ndershëm.

Deklarata e fundit është që ne duam të pengojmë PS-në që të hyjë në zgjdhje dhe të fitojë, fabula e fundit është që Rama do të bëjë Reformën në Drejtësi. Ka ngritur me një tufë ndërkombëtarësh të korruptuar idenë se ne nuk duam Reformën. Ne e kemi vërtetuar që në 22 korrik që e duam Reformën. Sot i them Edi Ramës që kurrë, kurrë, Edi Rama nuk do ta ketë në dorë Partinë Demokratike.

Reformë në Drejtësi alla Shullaz nuk ka për të paur kurrë. Ne dhe qeveria e dalë me votë të lirë e të ndershme do ta zbatojmë Reformën në Drejtësi jo sipas skemave Rama, Tahiri, Shullazi. Do e votojmë Reformën në Drejtësi vetëm sipas marrëveshjes së 22 korrikut. Drejtësi në duart e kriminelëve me të cilin bllokoi Parlamentin nuk ka’’, deklaroi Basha. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *