Qeveria ka vendosur të shtyjë zbatimin e taksës së pronës për qytetarët deri në janarin e vitit të ardhshëm.
Ka qenë ministri Arben Ahmetaj, që ka sqaruar për mediat se njësive vendore iu duhet më shumë kohë për të rifreskuar të dhënat.
Disa Bashki kanë ngritur shqetësimin më herët se nuk kanë gati të dhënat për të nisur aplikimin e taksës së pronës, raporton Revista Monitor.
Ahmetaj ka sqaruar se taksa e pronës nuk është një taksë e re për qytetarët dhe se kjo taksë bazohet tek vlera e pronës.
“Periudha 2018 është një periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë që në 1 janar 2019 të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës. Taksa e pronës nuk është një taksë e re, nuk është rritur, është bazuar te vlera. Do t’i japim mundësi tatim paguesve që të dinë se për cfarë janë duke paguar dhe njësive vendore që të kenë një kontroll më të mirë mbi territorin, të ketë mbledhje taksash transparente dhe jo afrofe”-ka thënë ministri Ahmetaj.
(F.G/Faxweb.al)