Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” pas shpine SHBA-së”, ja si ka votuar në OKB

Deputeti i PD-së Tritan Shehu thotë se qeveria shqiptare i ka dhënë një tjetër goditje SHBA-ve në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77”, shkruan Tritan Shehu.

Por ky veprim sipas Tritan Shehut, në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit, është në vazhdën e veprimeve kundra SHBA-ve të qeverisë tonë.

Postimi i plotë:

Qeveria shqiptare i jep tjeter “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.
Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.
Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.
Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.
Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.
Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.
Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qe i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *