Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Projektligji i ri/ Qeveria kërkon të ketë akses edhe tek llogaritë bankare të shqiptarëve

Qeveria ka paraqitur për konsultim publik një projektligj i cili i jep të drejtën tatimeve që të kenë akses në llogaritë bankare të qytetarëve përmes një regjistri ku do të pasqyrohet gjthçka.

Qëllimi i hartimit të këtij projektligji, sipas hartuesve, është përcaktimi i funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare.

Sipas qeverisë, regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale, si edhe të detyrimeve tatimore.

Me anë të këtij projektligji, qeveria synon krijimin e një mekanizmi efektiv për zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit kriminal në ekonomi dhe vendosjen në dispozicion të informacioneve të sakta dhe të përditësuara për çdo mbajtës të llogarive bankare. Regjistri krijohet si një sistem qendror elektronik i mbajtësve të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë, në të cilin regjistrohen të dhënat e raportuara nga institucionet financiare.

Ai do të ngrihet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe përgjegjës për ngritjen e tij do të jetë Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit. Në projektligj thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përgjegjëse për administrimin e regjistrit, si dhe marrjen e masave për të siguruar që autoritetet përgjegjëse të kenë akses pa vonesë në informacionin e disponueshëm në regjistër. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të jetë përgjegjëse për vënien në dispozicion të informacionit të plotë të mbajtur në regjistër për autoritetet përgjegjëse që kanë bërë kërkesën në përputhje me këtë ligj, brenda 3 ditësh pune nga marrja e kërkesës”, thuhet në pikën a të nenit 7 të projektligjit.

AKSESI

Aksesi i të dhënave në regjistër i jepet në kohë reale dhe pa filtra Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërkohë mund të marrin informacion për të dhënat e regjistruara në regjistër me kërkesë të arsyetuar me shkrim për rastet konkrete që kanë në shqyrtim organet të tjera ligjzbatuese.

“Aksesi në regjistër është i disponueshëm vetëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe autoritetet përgjegjëse, siç përcaktohet në pikën 12 të nenit 4 të këtij ligji, të cilat do të aksesojnë regjistrin në përmbushje të qëllimit të përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të nenin 12 të këtij ligji”, thuhet në pikën 4 të nenit 5 të këtij projektligji. Përveç këtyre dy institucioneve që janë në varësi direkte të Kryeministrit dhe qeverisë, janë edhe 4 institucione të tjera në projektligj që parashikohet të kenë akses në llogaritë bankare.
“Autoritetet përgjegjëse janë autoritetet, organet shtetërore apo institucionet si vijon: a)Prokuroria; b)Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; c)Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; d)Byroja Kombëtare e Hetimit”, thuhet nënë pikën 12 të nenit 4 të këtij projektligji.

DISA GJETJE NË PROJEKTLIGJ

Regjistri krijohet si një sistem qendror elektronik i mbajtësve të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë në të cilin regjistrohen të dhënat e raportuara nga institucionet financiare.
Regjistri do të jetë një bazë të dhënash shumëqëllimore, e cila shërben si mekanizëm qendror i automatizuar, për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për veprimtari të paligjshme, duke ndihmuar identifikimin në kohë të çdo individi, personi fizik, personi juridik ose organizimi ligjor të mbajë ose kontrollojë llogari bankare ose kaseta sigurie pranë institucioneve financiare në Shqipëri.

Aksesi në regjistër është i disponueshëm vetëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe autoritetet përgjegjëse siç përcaktohet në pikën 12 të nenit 4 të këtij ligji, të cilat do të aksesojnë regjistrin në përmbushje të qëllimit të përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të nenin 12 të këtij ligji.

“Autoritetet përgjegjëse janë autoritetet, organet shtetërore apo institucionet si vijon: a)Prokuroria; b)Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; c)Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; d)Byroja Kombëtare e Hetimit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *