Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Qeveria pezullohen afatet e procedurave përmbarimore deri në mbarim të epidemisë, ankohen bizneset

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë së COVID-19, në vend janë pezulluar dhe mbyllur shumë biznese, në përpjekje për moslejimin e grumbullimeve masive.

Në Fletoren Zyrtare është publikur dhe akti normativ nr 13 “për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatëkohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”

Nga data e hyrjes në  fuqi  të  këtij  akti normativ  (2 prill 2020) deri  në  përfundimin  e  gjendjes  së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen  afatet  për  kryerjen e  veprimeve procedurale të përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat, ndërmjetësit  dhe administratorit  në procedurat e falimentimit.

Por pas këtij vendimi, ka pasur ankesa nga bizneset pasi akti normativ për përmbarimin ka disa përjashtime, ndërkohë që masat përjashtimore s’parashikohen në letrat që u çohen bizneseve.

Akti normativ lejon ekzekutimin e titujve për çështje familjare, po ashtu lejon ekzekutimet e titujve për masat e sigurisë të padisë. Nëse është e domosdoshme shmangia e dëmtimit të masës së falimentimit si dhe lejohet lejohet në rastin e ndërmjetësimit për çështjet e të miturve.

Sipas bizneseve urdhërat e përmbarimit po shkelin Aktin Normativ dhe po çojnë urdhra ekzekutivi në kohë pandemie.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *