AktualitetBotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Qeveria ndërpreu kampionatin pasi ai u fut me armë në fushë, vjen reagimi i parë i presidentit të PAOK-ut: Jemi peng…

Qeveria greke ndërpreu kampinatin pasi presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis shokoi mbarë opinionin grek por jo vetëm, kur u fut me armë në fushë në ndeshjen kundër AEK-ut për një gol të anuluar dhe kërcënoi gjyqtarin e ndeshjes.

Por pas kësaj ngjarje shumë të shëmtuar ka reaguar për herë të parë vetë presidenti Savidis i cili ka kërkuar falje publike për veprimin e tij. Savidis vazhdoi të pretendonte se qëllimi i tij ishte të mbrojë tifozët e PAOK.

“Dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK”, thotë ai.

Ai ka thënë se së bashku me kolegët e tij është peng I nstitucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm.

(B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *