Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Qeveria e re/ Thaçi cakton 24 dhjetorin për konstituimin e Kuvendit, Kurti dhe Mustafa rinisin bisedimet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që seanca për konstituimin e Kuvendit të mbahet në datën 24 dhjetor. Përmes një njoftimi për mediat, Thaçi u shpreh se mbledhja do të nisë në orën 09:00.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47,  25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (Nr. Protokolli të KQZ-së: 1846-2019, 27.11.2019), për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 29.11.2019 (Nr. Prot.: 1608), sot më datën 11 dhjetor 2019, ka nxjerrë Vendimin Nr. 305/2019 për thirrjen e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00”, njoftoi Hashim Thaçi.

Teksa presidenti u ka lënë afat deri në 24 dhjetor Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK për të arritur marrëveshjen, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk kanë humbur kohë.

Disa minuta më parë ata nisën takimin në godinën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritshmëritë janë që të dalin me një marrëveshje.

Vetë Kurti u shpreh se takimi i sotëm do të prodhojë qeverinë e re, por gjithçka mbetet për t’u parë. Në takimin e mëparshëm dy liderët nuk arritën dot të dakordësohen për çështjen e presidentit.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close