Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Qeveri tranzitore para zgjedhjeve”, Basha me Drejtorin e NDI për Europën Juglindore: Ti pritet rruga presionit ndaj votuesve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, Robert Benjamin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e krizës poltike në vend.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se duhet të ketë një qeveri tranzitore në Shqipëri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, kryedemokrati shprehet se duhet ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, si edhe ndarja e politikës nga krimi.

Më tej, Basha ka folur edhe për vonesën e krijimit të SPAK dhe BKH. “Ndava shqetësimin e opozitës për vonesat në ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe BKH që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta dhe vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar që pasuritë që ka vendi dhe potencialin e jashtzakonshëm njerëzor ti vëmë në të mirë të qytetarëve dhe jo në funksion të një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh,” shkruan ndër të tjera, Basha.

Postimi i plotë:

Me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, z. Robert Benjamin diskutuam krizën politike në vend, zgjidhja e të cilës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë mënyrë do ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale. Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë.

Ndava shqetësimin e opozitës për vonesat në ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe BKH që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta dhe vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar që pasuritë që ka vendi dhe potencialin e jashtzakonshëm njerëzor ti vëmë në të mirë të qytetarëve dhe jo në funksion të një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh.

Me ndihmën e çmuar të SHBA do të arrijmë ta kthejmë Shqipërinë në një demokraci funksionale dhe pasuritë e saj në zhvillim dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare. Përfaqësuesit e Institutit Demokrat ndanë shqetësimin me të cilin po ndiqet në SHBA kriza politike në vend dhe konfirmuan gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për zgjidhjen e saj dhe forcimin e demokracisë.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *