Të ftuarin e parë për vitin 2019 në emisionin e tij Ermal Mamaqi kishte kryeministrin Edi Rama.
Ai u transmetua të shtunën e kaluar dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale por jo vetëm, ku midis shumë të tjerave u komentua edhe skema e pakëndshme ku gjatë një loje të improvizuar basketbolli ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte thyerja e disa kompjuterave.
Moderatori ka reaguar gjatë ditës së sotme duke thënë se kompjuterat nuk punonin dhe se tortat ishin të helmuara.
Ai gjithashtu ironizon duke shkruar se, shfaqje të tilla nuk bëhen vetëm për ata që nuk kanë bukë të hanë.
Statusi i plotë:
Qetesohuni, kompjuterat ishin te prishur, nuk punonin dhe torta ishte e helmuar.
Ps: Ne nuk bejm emisione vetem per ata qe nuk kane buke te hane, ne punojm edhe per ata qe kane buke te hane”
(F.GJ/FAXWEB.AL)