Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Qeset plastike/ APKA sqaron: Ja llojet që do të përdoren nga konsumatorët

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA, një në deklaratë për shtyp kanë sqaruar në lidhje me përdorime e qeseve plasitke. Sipas APKA-së, kanë hyrë në fuqi disa ndryshime  në lidhje me përdorimin e tyre.

Shoqata sqaron se në Republikën e Shqipërisë do të lejohen të përdoren vetëm disa qese plastike të cilat kanë këto karakteristika:

Trashësia për anë e qeseve plastike mbajtëse nuk duhet të jetë më e vogël se 35 micron.

Duhet të ketë në permbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo më pak se 36 muaj.

Duhet të ketë të stampuar në një pozicion të dukshëm sistemin e shenjimit për të realizuar gjurmueshmërinë e produktit dhe konkretisht :

Prodhuesin (Importuesin), shenjen e riciklimit, shenjen e ripërdorimit,  llojin e lëndës së parë të përdorur.

Aditivin Biodegradues që përmban: Datën e prodhimit (datë,muaj,vit). Shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar e mbledhur e ndare nga mbetjet organike. Shenjën për perdorim në kontakt drejtpërdejt me produkte ushqimore nëse ajo është prodhuar për këtë qellim, thuhet në deklaratën e APKA-së.

Sipas shoqatës në këto ndryshime bëjnë përjashtim qeset plastike të perdorura për qellime higjeno-sanitare (si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave).

(E.V/Faxweb.al)

 

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *