AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Qeset me ndihma te Ministria e Brendshme, Lleshaj: Pisa pa nder, edhe korbat kemi mangut!

Ministria i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një video të shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në të cila shiheshin duke u shkarkuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, disa qese me ndihma.

Lleshaj shkruan se ky është një mashtrim i ulët, ndërkohë që shton se qeset janë sekuestruar si provë materiale, të punonjësit te policisë që u arrestua pak ditë më parë.

“Edhe korbat kemi mangut….

Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.

Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.

O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.

Për këtë turp, tani keni dy rrugë:

Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.

Zgjidhni…..”- shkruan Lleshaj.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *