Anika Dokle, mjekja tek materniteti ka reaguar pas videos së publikuar nga Fax News, ku një qytetar denoncoi mungesën e shërbimit dhe fjalorin fyes me të cilin u përball.
Ai kishte mbërritur në urgjencë me bashkëshorten e tij dhe pretendonte se ishte në gjendje të rëndë, por gjatë debatit nuk munguan fjalët fyese. (LEXO)
Në një shkrim në Facebook, Dokle thotë se i identifikojnë të gjithë me “Tiren” dhe përpiqen të fyejnë bluzat e bardha ndërsa për rastin në fjalë thotë se nuk ka respektuar rregullin e pritjes dhe nuk kishte nevojë për urgjencë.
Ajo pretendon se qytetari ka dhunuar fizikisht një mjeke e infermiere, por videon e plotë e disponojnë kamerat e sigurisë së spitalit. Mbetet për tu parë nëse Dokle do të zgjedhë ti bëjë publike.
Reagimi i plotë: Port(h)alet dhe vreri ndaj bluzave të bardha…
(reflektim pas parjes së një videoje të fragmentarizuar, në dukje qëllimisht)
Pasi thyejnë disiplinën epidemiologjike në spital dhe shtyjnë punonjësit e security-s, me pretendimin se kanë urgjencë(pa patur asnjë nevojë për shërbim urgjence), pasi refuzojnë të zbatojnë rregullin spitalor të pritjes sipas radhës, fyejnë, shajnë me fjalor rruge, identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren” dhe i agredojnë fizikisht ato, arsye për të cilën njoftohet edhe Policia e Shtetit(rasti në video ka dhunuar fizikisht mjeke dhe infermiere e më pas është shoqëruar nga policia jashtë institucionit, gjë që nuk tregohet në video),…. gjejnë terren nëpër port(h)ale për të publikuar në mënyrë të pjesshme këtë marrëdhenie të deformuar prej kohësh.
(*Video-n e plotë e disponojnë kamerat e sigurisë së spitalit)
Falë shembujve kriminalë në disa spitale, është thyer keqazi besimi edhe për spitalet ku u shërbehet mirë pacientëve.
Zot, ruaji bluzat e bardha!