Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Qenkemi gabuar gjithë jetën, studimet provojnë se menopauza ngadalëson procesin e plakjes

Të gjithë e dimë që menopauza nënkupton ndërprerjen e ciklit menstrual. Ajo fillon mes moshës 45- 55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët ose më vonë se sa mosha e sapo shënuar. Megjithatë me fillimin e menopauzës nuk do të thotë se fillojnë vitet e pleqërisë. Sepse siç thotë nutricionistja Diola Dosti: “Menopauza ngadalëson procesin e plakjes”.

“E di që tingëllon çuditshëm, por menopauza ngadalëson proecsin e plakjes dhe është për të mirën e grave”, thotë Diola. Ajo shton që periudha gjatë të cilës gratë plaken më shpejtë është mes pubertetit dhe menopauzës. “Mendoni pak se sa shpejtë ndryshon trupi i një vajze pas ciklit të parë menstrual.” Ky ndryshim ndodh për shkak të sasisë së hormoneve riprodhuese (estrogjenit dhe progresteronit) të cilët duke pasur përbërje steroidesh duke përshpejtojnë procesin e plakjes.- sqaron Diola.

“Me fillimin e menopauzës këto hormone reduktohen duke ruajtur gratë nga kanceri, virusi dhe bakteret që janë të lidhura dhe ushqehen me këto hormone riprodhuese. Ndërsa për sa i përket osteoporozës, ajo nuk vjen pas menopauzës, por i duhen dekada për t’u zhvilluar dhe thjesht shfaqet kur gruaja është në një moshë më të madhe” shton Diola Dosti.

Sipas Diolës kjo është mrekullia e trupit të njeriut I cili I njeh limitet e veta. Ai është i gatshëm të paguajë çmimin për aftësinë që ka për të krijuar jetë nga puberteti, deri në menopauzë, jo më pas. “ Kjo është mënyra e tij për t’u mbrojtur. Rinia e vërtetë është para pubertetit dhe menopauza është e ngjashme me këtë periudhë”. Prandaj të dashura zonja, mos u shqetësoni kur të dalloni shenjat e para të menopauzës, kjo është mënyra që trupi ka gjetur për të ngadalësuar procesin e plakjes pas hyrjes në pubertet./ ZHAKLIN LEKATARI

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *