Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Qëndroi krah Bashës edhe kur Rudina s’dogji mandatin/ Kiri Hajdari zbulon se për kë po bën fushatë në 25 Prill

Kiri Hajdari nuk ka dyshime se për kë do të bëjë fushatë në 25 Prill, ai ka vendosur që të jetë në krah të motrës së tij, e cila kërkon që të jetë pjesë e Kuvendit, nën logon e Nismës Thurje.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se së bashku me të motrën e tij, ata kërkojnë një Shqipëri më të mirë për të gjithë qytetarët që ndihen të zhgënjyer, e që prisnin shumë më shumë nga demokracia.

Vetë Kiri, doli disa herë në krah të Lulzim Bashës pasi e motra e tij vendosi që të mos digjte mandatin, ndërkohë që tashmë ai është në krahë të saj, për të qenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Duke ju uruar mbi të gjitha shëndet në këto kohë pandemie dhe mbarësi në familjet tuaja, më lejoni tju bëj me dije se këto kohë jam angazhuar në fushatën e Rudinës, si kandidate # Nisma Thurje Nr 7, në Qarkun e Elbasanit 

Kjo është një fushatë e veçantë, jo vetëm për kushtet ku zhvillohet, por mbi të gjitha për frymën politike dhe shoqërore. Shqipëtarët kanë nevojë për një ndryshim rrënjësor dhe mbi të gjitha për një mentalitet të ri në hedhjen e votës. Vota është e shenjtë, e paçmueshme, dhe peshon me rëndësi, sa e tashmja dhe e ardhmja e çdo njeriu.

Kanë kaluar 30 vite tranzicion demokratik dhe Parlamenti,  arena politike, hapësirat publike  kanë nevojë më shumë se kurrë për zëra qëndrime dhe ide të reja. Këto zgjedhje janë një mundësi e madhe për shoqërinë shqiptare.

Miq, përtej të qënurit vëlla i Rudinës, familje e saj, bijtë e Azemit, ne të dy ndihemi sot më shumë se kurrë bashkë në një thelb të vetëm, ndihemi miq, bashkëpunëtorë. Ne ndihemi sot, një zemër- një mendje, për një qëllim: 

“Të kontribuojmë, të punojmë për të çuar përpara idealet dhe bindjet e Dhjetorit 90, Dhjetorit të Azemit, Dhjetorit te studentëve të lirisë dhe demokracisë që shembën diktaturën më të egër të Evropës”.

30 vite pas, ne jetojmë në një Shqipëri që është shumë mbrapa me atë cfarë brezi i prindërve tanë  dhe i mijëra shqiptarëve të rinj të viteve  90, synuan që Atdheu  të shndërrohej..pikërisht  në një fole të paqtë dhe me prosperitet.

Pas 30 vitesh fitore të lirisë dhe vendosjes së pluralizmit, sot Shqipëria është shumë e varfër, me plot vuajtje halle, me qindra mijëra të rinj që janë larguar të dëshpëruar dhe plot mall  në emigracion, me papunësi të lartë  dhe me shpresën që duket e fikur. 

Cfarë po ndodh.. amanetet e Azemit, heronjve  të 2 Prillit, studentëve dhe të rinjve, atyre mijëra shqiptarëve të burgosur, pushkatuar  e të persekutuar na këmbojnë në vesh..na tundin shpirtin për të çuar deri në fund kauzën e Shqipërisë si gjithë Europa, e Shqipërisë shtet i së drejtës dhe me institucione të forta.

Rinisë, të gjithëve ne, pamvarësisht bindjeve dhe moshës  na del shumëçka për të bërë. Nuk duhet të rrijmë duarkryq, indiferentë. Çdokush është  një zë shumë i fuqishëm në këtë rrugë që ka nisur për ndryshim rrënjësor. Varfëria dhe prapambetja është e patolerueshme më dhe shkulja e të keqes fillon me zgjedhjen e kandidatëve që duhet të.përfaqësojnë me dinjitet dhe pa kompromis, shqiptarët

Patriotizmi dhe dobia për të bërë dicka për këtë vend duhet të jetë vetë qëllimi.

Prej javësh me Rudinën, edhe si nip e mbesë Librazhdi, trokasim në shumë shtëpi e  fshatra të Qarkut të Elbasanit. Jo rastësisht kthimi në këto treva, lidhet  dhe me një fakt tjetër të jetës politike të Azemit, përfaqësimi si deputet i qarkut të Elbasanit në mandatin e trete te Parlamentit te Shqiperise.

Rrënjët e origjinës nga këto treva nga ana e nënës sonë, familjes se saj  të dhembsur dhe me shumë mikpritje,  na motivojnë fort  dhe na japin besim se  gjërat do ti ndryshojmë bashkë.

Shoh kaq shum dashuri dhe mirësi në sytë e të moshuarve këtyre burrave dhe grave që.me aq shumë  dinjitet dhe sakrificë ushqejnë familjet, paguajnë arsimin dhe shkollat e fëmijve. Cdo ditë është një mësim dhe frymëzim i madh për mua dhe Rudinën të jetoj dhe të ndiej Shqipërinë e vërtet, atë të mundit dhe lodhjes së përditshme, shpirtin e madh të Atdheut tonë që mëshirohet tek familja.

E nisim dhe e mbyllim ditën me bisedat më të hapura, pa hipokrizi dhe komplimente, me mesazhe zemre e fjalë të thjeshta shpirti , sepse këta janë shqiptarët e thjeshtë, të stërmunduar nga premtimet e pambajtura të politikës dhe nga moszgjidhja e halleve.

Miq, rruga dhe porta e kauzës  sonë është e çelur. Mbështetja dhe përkrahja e gjithësecilit është shumë e rëndësishme. Jetët tona do ti jetojmë në Shqipëri, prandaj ndërtimi i së ardhmes duhet  të drejtohet nga vetë ne.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.