23:09 | 09/06/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qëndrimi i pabazuar i KED”/ Ledio Braho: Muçi ligjërisht anëtar i Gjykatës, Vitore Tusha një zgjidhje për mandatin e prokurorit

18:22 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qëndrimi i pabazuar i KED”/ Ledio Braho: Muçi ligjërisht anëtar i Gjykatës, Vitore Tusha një zgjidhje për mandatin e prokurorit

I ftuar në studion e FaxNews është avokati Ledio Braho ka folur për situatën e tensionuar për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për shkarkimin e prokurorit Besnik Muçi.

Braho u shpreh se shkarkimi i Muçit ishte i pritshëm, pasi për çdo ankim në KPA që është bërë ka patur vetëm shkarkime. Avokati tha se Gjykata tashmë është një hap pas, dhe do të hapen sërish vakancat. Braho theksoi se është pasojë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që sot kemi sërish një vakancë në Gjykatë. I pyetur nëse Besnik Muçi do të jetë anëtar i Gjykatës, Braho tha se ligjërisht ai  deri në mbarimin e mandatit do të jetë anëtar i Gjykatës.

“Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, ishte një vendim i pritshëm, për çdo ankim në KPA që është bërë ka patur vetëm shkarkime. Është një hap pas Gjykata Kushtetuese, jo se ishte funksionale me pesë anëtar, por me katër anëtar, do të hapen sërish vakancat. Nuk është situatë e thjeshtë, sipas Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese, mbarimi i mandatit të Muçit duhet të bëhet nga Gjykata Kushtetuese, por meqë Gjykata nuk është funksionale, nuk dihet si do veprohet. Një zgjidhje mund të jetë, që vetë kryetarja në detyrë Vitore Tushe nëpërmjet një shkrese apo një vendimi, të konstatojë mungesën e mandatit apo mbarimin e mandatit të Muçit, për shkak të vendimit të KPA-së, mund ti kërkojë Presidentit hapjen e një vendi vakantë.”

Pyetje: Besnik Muçi tha se vijon të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pra sa e vërtetë është kjo?

Ledio Braho: Ky argument është thënë që në fillim, që ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por problemtatika do parë që nga vendimarrja e KED, për pjesën e lejimit të kandidimit të Muçit, por jo vetëm. Një rregullore që është miratuar nga KED, ka qënë edhe pjesa se si do të bëhej verifikimi i kushteve dhe kritereve ligjore për kandidimin e magjistratëve. KED pavarësisht se, Besnik Muçi apo të tjerë kandidatë, kishin një vendim nga KPA, dhe pse jo i formës së prerë, KED duhej ti referohej veprimeve të marra nga KPK. KED ndoqi një rrugë tjetër, dhe është pasojë e saj që sot kemi sërish një vakancë në Gjykatë.

KED nuk i ka bërë vlerësim pasurie Muçit, por është bazuar në vendimin e KPK-së. Vendimi i sotëm i KPA-së solli shkarkimin e prokurorit, e bën të pa bazuar qëndrimin e KED. Pra, Muçi nuk plotëson vetëm një nga 3 kushtet për të qënë pjesë e Gjykatës.

Pyetje: Sipas mendimit tuaj avokat, a duhet Besnik Muçi të jetë anëtar i Gjykatë Kushtetuese?

Ledio Braho: Ligjërisht, Muçi deri në mbarimin e mandatit do të jetë anëtar i Gjykatës. Por nga vendimi i KPA Muçi nuk është anëtar i Gjykatës. Dua ta theksojë, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e KED.

Muçi duhet ti drejtohet për procesin e Vettingut, mund ti drejtohet vetëm Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Etiketa: besnik mucigjykata kushtetueseLedio Braho
Pas

Borchardt prezanton raportin e punës së tij, ja si shprehet Zyra e OSBE-së në Vjenë

Para

FOTO/ Pas lajmit të divorcit, Rudina Dembacaj poston foto me ish-burrin dhe e “nxjerr në shitje”: Aleksi çun…

Para
Rudina e tradhëtoi me ish-deputetin, befason bashkëshorti me veprimin e radhës

FOTO/ Pas lajmit të divorcit, Rudina Dembacaj poston foto me ish-burrin dhe e "nxjerr në shitje": Aleksi çun...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Historia e trishtë e familjes shqiptare, 18-vjeçari shkoi të flinte dhe nuk u zgjua më

Zgjedhjet mbaruan, le të rriten çmimet!

“Interi ka nevojë për shumë zemër kundër Man City”, Inzaghi flet për finalen e Champions League

S’kanë fund telashet! Trump braktiset nga avokatët, heqin dorë nga ndjekja e çështjeve

Ish-kryeministri Boris Johnson heq dorë nga detyra e deputetit

Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë dronësh

Finalja e Champions League, Guardiola: Interi ka histori më të madhe së City por kjo nuk është e rëndësishme

U premtoi para qytetarëve që të merrnin pjesë në votime, një i arrestuar me urdhër të SPAK në Kavajë (EMRI)

Aksident në Rrogozhinë, mjeti përplas dy të mitur, autori ia mbath nga vendngjarja

Perëndimi “gojëkyçur” ndaj draftit të kryeministrit Rama për Asociacionin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.